#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Receta:
400 gr qiqra (të ziera)
1 qepë
2 thelpinj hudhër
½ spec i kuq
½ spec jeshil
½ gotë pure domate
1 lugë kafe piper i kuq
Kripë dhe piper të zi
2 gota lëng perimesh
Në një tigan të thellë ngrohim vajin e ullirit. Shtojmë qepën e grirë shumë imët dhe e kaurdisim sa të zverdhet lehtë. Shtojmë hudhrat e grira hollë dhe i përziejmë duke shtuar më pas specin e kuq dhe jeshil të prerë në kubikë shumë të vegjël. I përziejmë dy minuta e më pas shtojmë purenë e domates dhe pasi e përziejmë e lëmë të marrë valë 5 minuta. Shtojmë qiqrat e tjera dhe të kulluara, piperin e kuq, kripë e piper të zi. I trazojmë duke shtuar më pas lëngun e perimeve të valuar. I lëmë të ziejnë për 5-7 minuta dhe supa është gati për tu shërbyer.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!