Në të tretën ditë të përballjes të paprecedentë në gjykatën londineze, të Sali Berishës me qeverinë angleze, avokatët e ish kryeministrit kanë paraqitur argumentet kundërshtues për shpalljen e tij, person non grata në Britaninë e Madhe.
Top Channel mëson se Fergus Randolph KC, përfaqësuesi ligjor i zotit Berisha i tha SIAC ((Komisioni Special i Apeleve të Emigracionit) se me vendimin e saj ish sekretaria e shtetit Priti Patel ka shkelur ligjin dhe se akuzat që çuan në shpalljen e ish kryeministrit shqiptarë Non Grata, janë serioze dhe haptazi të pa vërteta.
Më tej Fergus Randolph KC, përfaqësuesi ligjor i zotit Berisha i tha gjyqtarëve të SIAC, se sekretarja e shtetit dështoi të marrë në konsideratë faktin se zoti Berisha nuk është në pushtet prej 10 vitesh dhe nuk ka se si të jetë i prirur të forcojë apo të ketë lidhje me krimin e organizuar.
Një tjetër argument i paraqitur prej mbrojtjes është se kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në parlament shpalljen Non Nograta të Berishës nga Britania e Madhe, përpara se Priti Patel të shpallte vendimin.
Kjo përballje e para e këtij lloji mes një ish kryeministri dhe një qeverie perëndimore, ka një kosto financiare, aq më tepër që ekipi mbrojtës i zotit Berisha është ndër më të mirët në Britaninë e Madhe.
Por a është zoti Berisha apo dikush tjetër që paguan shpenzimet e kësaj beteje gjyqësore në Londër?
Për këtë Top Channel pyeti kompaninë avokatore Zaiëalla & Co dhe është në pritje të një përgjigje.
Megjithatë avokatë në Londër me të cilët është konsultuar Top Channel pohojnë se juristë të kalibrit të Fergus Randolph KC, i cili po përfaqëson Sali Berishën në këtë proces, paguhen mbi 950 stërlina plus TVSH për një orë punë, pra rreth mbi 1 milion lekë për një orë pune.
Ndërkohë nëse marrim në konsideratë reputacionin dhe çështjet e trajtuara në të shkuarën, një avokat i kompanisë Zaiwalla & Co tarifon deri në 650 stërlina për një orë pune.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SaliBerisha#NonGrata#TopChannelNews
Ещё видео!