Lajme Arkiva 2008
Një fshat i tërë rrezikon të shpërngulet për shkak të rrëshqitjeve të dheut që vazhdojnë në vite.
Shumë shtëpi në Allprenaj të Lushnjës kanë pësuar dëmtime në mure, dysheme dhe tavane.
Çarjet e tokës dhe plasaritja e banesave ka lënë në qiell të hapur dhjetëra banorë. Ata thonë se toka u rrëshqet nën këmbë sa herë që ka reshje dhe zgjidhja e vetme është zhvendosja në një zonë tjetër.
“Ja këta shirat që ranë tashi, ime dhomat kanë ra, tavanet, janë shembur muret. Vemi në komuna, ato nuk kanë të ardhura për vete.”
“Kanë ardhur dhe e kanë verifikuar nga Tirana, kanë shikuar dhe dhjetë shtëpi do largohen që këtu”.
Nga 150 shtëpi që kanë qenë në këtë fshat tani kanë mbetur vetëm 20 të tilla. Drejtuesit e komunës thonë se nuk kanë fonde për të ngritur mure mbajtës dhe parandaluar rrëshqitjen e tokës, çka mund të bëjë që në pak vite fshati të mos ekzistojë më./tvklan.al
Gazetare: Anila Sefa
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!