Inceneratori i Fierit bën me dije se kanë nisur punën prej gati një viti duke vënë në dijeni bashkinë dhe Ministrinë e Mjedisit. Ndër të tjera sqaron se Bashkia e Fierit nuk çon mbetjet pavarësisht se është njoftuar që në muajin prill të vitit 2020.
Kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier ka reaguar për lajmet se qyteti ndodhet në situatë alarmante për shkak të zjarrit që ka përfshirë vendgrumbullimin e vjetër të plehrave.
Kompania që ka marrë përsipër të ndërtojë inceneratorin e Fierin sqaron se nuk është fajtore për këtë situatë duke thënë se akuzat janë të pabaza, ndikojnë në dezinformimin e publikut dhe janë në dëm të së vërtetës.
Në një deklaratë për media, shoqëria sqaron se Impianti i Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier është një vepër e përfunduar brenda afateve të parashikuara në kontratën konçesionare dhe është ndërtuar me standartet më të larta të Bashkimit Evropian. Landfilli ka qenë gati që prej datës 7 maj 2020 për të pritur depozitimin e mbetjeve urbane të gjeneruara nga pastrimi i territorit të Bashkisë Fier, por dhe Njësive të tjera Administrative të Qarkut Fier.
Por sipas kompanisë, institucionet nuk kanë reaguar dhe nuk i kanë dërguar mbetjet urbane në Landfillin e ri.
“Shoqëria “Integrated Technology WasteTreatment Fier” sh.p.k ka nënshkruar në dt.24/10/2016 kontratën konçesionare me Nr.5553/5 prot. “Për Ndërtimin e Administrimin e Impjantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier dhe Prodhimin e Energjisë” me autoritet kontraktues Ministrinë e Mjedisit (kaluar në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë).
Në dt 07/05/2020 Shoqëria i është drejtuar me shkresën zyrtare me Nr.Prot. 27 Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkisë Fier ku njofton, se vend-depozitimi i mbetjeve urbane të qarkut Fier, është në funksion dhe operativ si dhe në përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi dhe me standarte të larta ndërkombëtare. Gjithashtu Shoqëria nëpërmjet kësaj shkrese njofton, se është pajisur me leje Mjedisi të Tipit A e nevojshme për ushtrimin e kësaj veprimtarie.
Në dt. 07/05/2021 shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” i është drejtuar sërish këtyre dy institucioneve, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkisë Fier referuar njoftimit me Nr.Prot.27 dt. 07/05/2020 duke bërë me dije se Landfilli është gati për të pritur depozitimin e mbetjeve urbane të gjeneruara nga pastrimi i territorit të Bashkisë Fier, por dhe Njësive të tjera Administrative të Qarkut Fier”, thuhet në njoftim.
Pamje: Pa koment
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Inceneratori#Fier#TopChannelNews
Ещё видео!