Prezantimi i kabinetit të ri qeverisës sigurisht që ka sjellë edhe reagimin e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, forcë e cila në mandatin e parë ka qënë në koalicion me qeverinë Rama 1.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Kryemadhi shprehet se në këtë qeveri të re me qeverisje të vjetër Shqipëria po shkon drejt humbëtirës së pandalshme. Ajo shprehet se nuk do të vonojë edhe revolta e madhe popullore.
"Protesta, indinjata, zhgënjimi dhe klithma e popullit do të jenë makthi i tij dhe forca jonë,’ e mbyll postimin Kryemadhi.
Statusi i plotë
E vetmja gjë e re, në këtë qeveri të re me qeverisje të vjeter, do të jetë fakti se Shqipëria po shkon drejt humbëtirës së pandalshme! Dhe jo vetëm ekonomike, por edhe shpirtërore.
Ещё видео!