Sjellja e deputetëve ndaj medieve është vënë herë pas here në qendër të vëmendjes dhe debateve publike. Një rast i dënueshëm u regjistrua edhe ditën e sotme, mes deputetit socialist dhe gazetarëve para se ai të hynte në sallën e seancave plenare. Interesimi i gazetarëve për të marrë një mendim të deputetit socialist, ish-kryeministër e ish-ministër, mbi vendimin e Ramës që deputetët me 2 mandate e më shumë duhet të hyjnë në listë të hapur për zgjedhjet e 2025, ka bërë që Pandeli Majko të dalë nga vetja e të shtyjë mikrofonët dhe gazetarët.
Një prej gazetareve vlen të theksohet është shtatzanë dhe pret të bëhet nënë. Kjo ka bërë që Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa të reagojnë dhe kërkojnë ndëshkim nga Kuvendi të deputetit socialist.
Pas kësaj, para se Kuvendi të shkonte në një ndërprerje prej 1 orësh, Majko kërkoi fjalën duke bërë ‘mea culpa’ për incidentin.
Kjo nuk është hera e parë që gazetarët përballen me shtyrje, sulme, intimidime apo edhe deri në kërcënime nga ligjvënës dhe zyrtarë të lartë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Debatet#Kuvend
Ещё видео!