Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Edhe ky 14 mars e shndërroi Elbasanin në kryeqendrën aktiviteteve për Ditën e Verës. Festa me origjinë pagane vijon të mbetet një traditë e këtij qyteti.
Banorë dhe vizitorë të shumtë të ardhur nga qytete të tjera mbushën sheshin dhe shijuan ëmbëlsirën tradicionale të ballokumes nën tingujt e muzikës. Ndërkohë nuk munguan as veroret.
Dita e verës është tradita e Elbasanit. Gëzuar të gjithëve. Kam 40 vjet pa ardhur në Elbasan. Këtu do festoj. Gëzuar të gjithëve. Është qytet i bukur. Gëzuar.
Siparin e aktiviteteve e çelën fëmijët me karnavalet.
Në këtë ditë të shënuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha zgjodhi Elbasanin, për të festuar Ditën e Verës. Mesazhin e urimit, Berisha e lidhi me situatën politike në vend, duke sulmuar Bashën dhe Ramën.
SALI BERISHA
ISH-KRYEMINISTER
“Një urim të përzemërt kam për ata qindra mijëra qytetarë shqiptarë që kanë mbushur gjatë këtyre ditëve rrugët dhe sheshet e qyteteve të vendit për të protestuar kundër një politike cinike, të pashpirt, e cila përdor si akuzë, si pretekst hijet e luftës në Ukrainë për të justifikuar rritjen dramatike, absolutisht të pajustifikuar të çmimeve të produkteve më jetike të qytetarëve shqiptarë. [..] Kjo do jetë pranverë e përpjekjeve të mëdha të demokracisë për ngadhënjimin e saj. Absolutisht, mesazhi më i shkëlqyer është bashkimi i demokratëve rreth votës së lirë dhe idealeve të tyre të lirisë.”
Festime për ditën e verës pati dhe në qytete të tjera të vendit. Në juglindje, banorët e Ersekës sfiduan temperaturat e ulëta për të ndezur zjarret gjatë natës. Ritual ky që simbolizon ardhjen e pranverës.
Festimet u shoqëruan edhe me gatime te ndryshme si: kulaçi tradicional, fiqtë e thatë, dhe vezë me ngjyra të ndryshme.
Ещё видео!