#tvora #rtvoranews
Autoritetet italiane të Antimafias së Barit në bashkëpunim me Policinë e Foggias kanë arrestuar një shtetas shqiptar, i dyshuar si autor i dy atentateve me bombë artizinale ndaj aktiviteteve sipërmarrje në qytetin e Foggias.
Hetimet zbardhën se ai është autori i vënies së lëndës shpërthyese në dëm të Qëndrës Sociale për strehimin e të moshuarve, "Il sorriso di Stefano" , në natën e 16 janarit 2020 si dhe ndaj biznesit "Poseidon" në natën e 9 nëntorit 2019.
Analizimi i imazheve video të mbledhura nga kamerat e sigurisë publike dhe nga bizneset private kanë identifikaur shqiptarin si autor të dy atentateve ndaj të cilëve ka përdorur të njëjtën mënyrë veprimi.
Ndaj tij rëndon dhe akuza e përdorimit të metodës mafioze me aktivitetet kriminal në një vend publik, duke provokuar alarm social me mesazh frikësues për "viktimat".
Shpërthimet me bombë artizanale i shkaktuan një dëm të madh strukturor bizeseve, dëmtuan dhe banesat pranë dhe 6 automjete të parkuara në afërsi të vendngjarjeve.
Sipas autoriteteve italiane shpërthimi i fortë mund të shkaktonte lëndime me pasoja dhe fatale për persona nëse do të ndodheshin në vendngjarje.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Ещё видео!