Është transportuar në spitalin e Traumës 14-vjeçari i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme pas një konflikti me disa bashkëmoshatarë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 të Korçës. Mësohet se i mituri është dëmtuar me mjete të forta në kokë, ndërkohë disa të rinj po merren në pyetje në komisariat.
“Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 12, Korçë, gjatë një konflikti të çastit dyshohet me bashkëmoshatarë të tjerë, është dëmtuar në kokë me mjete të forta, një 14-vjeçar, i cili aktualisht po merr mjekim në spitalin e Korçës. Në ambientet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi dje policia.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!