Gjatë qëndrimit në Verona ku po merr pjesë në panairin më të madh të verës në Europë, Kryeministri Edi Rama është takuar me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni.
Siç duket nga video, kreu i qeverisë shfaqet duke biseduar me Melonin. Ndërkohë, nga fotot e publikuara nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, duket se Meloni është takuar edhe me Ramën dhe Vuçiç njëkohësisht.
Një ditë më parë, kreu i qeverisë shqiptare mori pjesë në hapjen e një panairi vere në Verona. Pikërisht ky panair bëri krerët e nismës Ballkani i Hapur, të cilët për herë të parë u prezantuan me stendën që mbante emrin e kësaj nisme.
Lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave dhe efekti në rritjen e ekonomive të rajonit ishin kryefjalë e deklaratave të një konference të përbashkët të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski./tvklan.al
#rama #giorgiameloni
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!