Nga Laçi, Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u shpreh se ka sjellë në Shqipëri përshëndetjen dhe dashurinë e miliona turqve. Presidenti turk Rexhep Erdogan në fjalën e tij përshendetëse ka deklaruar se Turqia nuk priti që Shqipëria t'i kërkojë ndihmë për tragjedinë e tërmetit, por iu gjet menjëherë pranë. Duke huazuar një fjalë të kryeministrit Edi Rama, theksoi se "vëllai i gjendet pranë vëllait jo kur e thirret, por ku ka nevojë".
“Nga këtu nëpërmjet jush dua të përcjell përshëndetjet e kombit tim të nderuar për mbarë Shqipërinë, për vëllezërit dhe motrat shqiptare. Dua ta theksoj faktin se jam i lumtur që ndodhem këtu me rastin e kësaj ceremonie dhe që jam bërë pjesë e këtyre emocioneve. Gëzim i Shqipërisë është gëzimi ynë dhe hidhërimi i Shqipërisë është hidhërimi ynë. Mirëqenien dhe paqen tuaj e konsiderojmë të njëjtën si tonën. Duke qenë si një popull i një vendi që ka përjetuar dhimbje të ngjashme shumë herë më parë, tërmetet e ndodhur në Shqipëri na lënduan zemrat tona, njësoj si zemrat e shqiptarëve. Njësoj siç e tha miku im Rama në fjalën e tij, vëllai i qëndron pranë vëllait kur ai ka nevojë“. Dhe sot po i dorëzojmë këto banesa që janë gjithsej 522 njësi që kanë kushtuar 42 milionë euro. Që nga këto momente dua t'u uroj të gjithë përfituesve ti gëzoni këto banesa".
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Laç teksa i pranishëm ishte dhe Presidenti Erdogan. Kjo ngjarje sipas tij është në kuadër të inagurimit të 524 apartamenteve të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit me financim nga qeveria turke.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Erdogan#Laç#TopChannel
Ещё видео!