Mbytja e tre personave në Vilë Bashtovë mesditën e së dielës, coi në pranga Pëllumb Nikën, administratorin e zonës së plazhit ku ndodhi tragjedia e rëndë.
34 vjecari nuk kishte siguruar jetën e plazhistëve, duke mos garantuar shërbimin me vrojtues plazhi gjatë gjithë kohës si dhe nuk kishte pajisur me sinjalizim dhe me kufizim me bova hapësirën ujore.
Ky i fundit kishte marrë me qira nga bashkia e Rrogozhinës pjesën e plazhit të Vilë Bashtovës, ku u mbytën tre persona, dy fëmijë të mitur dhe babai i tyre.
Sipas policisë, 34 vjecari në cilësinë e administratorit të pjesës së plazhit të marrë me qira, nuk kishte plotësuar kushtet e sigurisë sipas kontratës së lidhur mes operatorit ekonomik dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
Tragjedia e rënndë u shënua mesditën e së dielës në plazhin e Vilë Bashtovës, ku tre persona, të moshave 50, 15 dhe 13 vjec u mbytën në det si pasojë e rrymave detare.
3 viktimat kishin shkuar nga Tirana për të pushuar në bregdet dhe sipas policisë edhe pse autoritet kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, tre familjarët kishin ndërruar jetë.
kjo tragjedi e familje Halilaj nxori në pah një nga problemet kryesore që konstatohet nga turistët. Mungesa e Vrojtuesve të plazheve.
Ndonëse detyrim ligjor mungesa e vrojtuesve të plazheve vazhdon të shkaktojë viktima edhe në këtë sezon veror.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Mbytja#VilëBashtovë
Ещё видео!