Autoritetet greke kanë arritur të identifikojnë autorët e atentatit të 1 nëntorit, ndaj një makine, në të cilën po udhëtonte një çift bashkëshortësh dhe fëmija I tyre vetëm 5 vjeç, i cili si pasojë e të shënave humbi jetën. Policia greke bën me dije se të akuzuar për ngjarjen në fjalë janë 4 shqiptarë të komunitetit rom, të cilët janë shpallur në kërkim.
Ata janë identifikuar si Agron Tahiri, 48 vjec nga Fshati Rom, Njësia administrative Qendër në Fier, dy djemtë e tij, të cilët kanë identitet grek me gjeneralitetet Evagjelo Zafiropoulo 28 vjec dhe Dhimitrio Zafiropoulo 25 vjec dhe kushuriri i tyre Nektario Petropoulo 34 vjec.
Kujtojmë se më 1 nëntor te këtij viti, kur në zonën e Makropoulos u qëllua 15 herë me dy armë zjarri ndaj një automjeti. Ka qenë një automjet tjetër që është ndalur paralel me mjetin tip “Peugeot” ku udhëtonin një cift bashkëshortësh, ku nëna ishte shtatzënë, së bashku me vajzën dhe djalin e tyre 5-vjecar, nga ku kanë zbritur dy persona të cilët kanë hapur zjarr. Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur e më pas ndërroi jetë fëmija 5-vjecar A. A, i cili kishte marrë një plumb në kokë.
Sipas raportimeve greke familja e 5-vjeçarit ka pasur mosmarrëveshje lidhur me drogën me autorët e dyshuar, mes të cilëve kishin ndodhur edhe tre incidente të tjera të ngjashme. Sipas mediave greke, ngjarja e parë ka ndodhur katër vite më parë në Agios Panteleimonas, ku ka pasur një shkëmbim të shtënash me armë. Një vit më vonë ka pasur një tjetër në Koropi, ndërsa në vitin 2022 ka pasur një tjetër shkëmbim me armë zjarri.
I ati i 5- vjeçarit, kishte dale nga burgu vetëm pak kohë më parë, teksa ishte arrestuar për çështje droge. Për shkak të konfliktit mes tyre dy familjet raportohet se kanë qenë të shoqëruara në polici në të kaluarën.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Greqi#AgronTahiri
Ещё видео!