#reportTV #lajmeshqip #lajmePas përjashtimit nga lista e kandidatëve për deputetë në Pogradec, Klevis Balliu t'i drejtohet selisë blu ditën e sotme, ku ka qëndruar për më shumë se 90 minuta. nuk dihet se me kë është takuar Klevis Balliu por interesit të Report Tv për një koment nga ana e tij, Balliu u shpreh se do të ketë një prononcim për mediat. Balliu hyri në selinë e PD-së me një dosje në duar, por doli pa të.
Me 310 vota kundër nga 470 në total, Klevis Balliu është skualifikuar nga lista e kandidatëve për deputetë në degën e Pogradecit.Ai ka qenë një nga udhëheqësit e protestave të banorëve në zonën e Astrit në Unazën e Re në Tiranë si dhe një nga zërat më të fortë të selisë blu kundër qeverisë, por duket se demokratët nuk janë të kënaqur nga puna dhe kontributi i tij duke e përjashtuar nga lista si kandidat për deputet.
Duket se ndëshkimi i anëtarësisë për listat e 2017 të Lulzim Bashës, dha frytet e para në Qarkun e Korçës, ku anëtarësia e PD ka vendosur të shprehë pakënaqësitë, pikërisht me atë që i ofroi vetë Partia, votën kundër.
Ещё видео!