[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti i dorëzoi zyrtarisht postin e të parit të ekzekutivit, Albin Kurtit. Për ta nderuar kryeministrin e ri, në hyrje të selisë së qeverisë u rreshtuan forcat e sigurisë.Një veprim të tillë nuk e kishte bërë Albin Kurti kur Avdullah Hoti u bë kryeministër.Vizitën e parë si kryeministër, Kurti pritet ta zhvilloje në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ndërsa zyrtari i parë i lartë që do të takohet me të është ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog.Shefi i politikës së jashtme i BE-së Joseph Borrell në një postim në twitter uroi Albin Kurtin duke theksuar rëndësinë e dialogut me Serbinë për të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian. Kuvendi i Kosovës miratoi një ditë më parë qeverinë e re që do të drejtohet nga kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me me 67 vota pro , 30 kundër dhe asnjë abstenim.
Ещё видео!