Prodhuesit japonezë të automjeteve, Nissan Motor Corporation dhe Honda Motor Company, kanë konfirmuar të mërkurën se janë duke diskutuar për një bashkëpunim më të ngushtë, teksa kanë mohuar raportimet se kanë vendosur të bashkohen. Çmimi i aksioneve të Nissan-it u rrit për më shumë se 22 për qind në Tokio, pasi raportimet, që citonin burime të paidentifikuara, thanë se ai mund të bashkohet me Honda-n për të formuar grupin e tretë më të madh prodhues të automjeteve në botë, raporton AP. Çmimi i aksioneve të Honda-s, në anën tjetër, ra me 3 për qind. Sipas raportimeve, anëtari i aleancës Nissan, Mitsubishi Motors Corporation, është, po ashtu, i përfshirë në bisedime. Që të tre prodhuesit japonezë të automjeteve njoftuan në gusht se planifikonin të ndanin me njëri-tjetrin komponentë për automjete elektrike, si bateritë, dhe të punonin bashkërisht për programet për drejtim autonom të mjeteve, për t’iu përshtatur më mirë ndryshimeve dramatike në industrinë e automjeteve, të përqendruara rreth elektrifikimit. Një marrëveshje paraprake mes Honda-s, prodhuesit të dytë më të madh në Japoni, dhe Nissan-it, prodhuesit të tretë më të madh, u publikua në mars. Shitja e aksioneve të Nissan-it u pezullua, por më pas rinisi, kur kompanitë lëshuan bashkarisht një deklaratë në të cilën thanë se po “shqyrtojnë mundësi të ndryshme për bashkëpunim të ardhshëm, por se nuk është marrë asnjë vendim”.
Një bashkim i kompanive mund të rezultojë në një gjigant me vlerë prej rreth 55 miliardë dollarësh, bazuar në vlerën në treg të të tre prodhuesve të automjeteve.
Bashkimi i forcave do t’i ndihmonte dy kompanitë të rrisnin peshën për të konkuruar me liderin japonez të tregut, Toyota Motor Corporation, dhe me Volksëagen AG të Gjermanisë. Ngritja e prodhuesve kinezë të automjeteve po e lëkund industrinë në një kohë kur prodhuesit po përballen me telashe në kalimin nga automjetet me lëndë djegëse në ato elektrike. Toyota ka prodhuar 11.5 milionë automjete më 2023, Honda ka nxjerrë në treg 4.2 milionë, ndërsa Nissan ka prodhuar 3.4 milionë. Mitsubishi Motors ka prodhuar pak më shumë se 1 milion.
Edhe në rast të një bashkimi, Toyota do të mbetej prodhuesi më i madh japonez i automjeteve.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Nissan#Honda
Ещё видео!