Me temperatura që tejkalojnë 30°C, francezët po kërkojnë për pak freski në parkun e Pallatit të Versajës, pasi Franca po përjeton një valë të jashtëzakonshme të të nxehtit në maj.
“Tani për tani jemi mirë. Ka pak erë, po këtu brenda, gjithsesi është më mirë. atje pimë një pije të ftohtë dhe morëm një akullore për të ndjerë më pak të nxehtin..."
“Meqenëse vij nga Provence, i njoh reflekset përballë motit të nxehtë. Papritur, në të gjithë Francën, ne kemi filluar të aplikojmë reflekset e valëve të të nxehtit. Duket qesharake por nuk është.
"Unë, jam e përgatitur, kam syze dielli, krem kundër diellit,dhe mbaj një shishe me ujë me akull dhe kështu gjithçka është në rregull."
“Sot duke qenë se bën vapë zgjodhëm të dilnim pranë ujit dhe të hidratoheshim mirë."
Gjatë gjithë prillit, pjesë të mëdha të Evropës përjetuan temperatura nën normalen , me erëra që shpesh vinin nga drejtimi veri-lindor.
Por këtë javë pritet që temperaturat në pjesën më të madhe të Evropës perëndimore të rriten më tej, kështu që temperaturat maksimale ditore në raport me mesataren do të jenë ndër disa nga më të lartat në botë në këtë kohë.
Në pjesën më të madhe të Spanjës dhe Francës, nivelet maksimale të temperaturës ka të ngjarë të rriten mbi normalen.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Franca#TopChannelNews
Ещё видео!