Kryeministri Edi Rama ka uruar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në përvjetorin e 53-të të lindjes. Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Rama ndër të tjera shkruan se: “Nuk e di sa do të zgjasë nata që ke përpara miku im i shtrenjtë, por ajo çka di njësoj si drita e diellit mbi Tiranë sot, është se agimi do të vijë përsëri, për ty dhe për Kosovën”. ”Nuk e di a më lexon dhe nuk di as si je e si shkojnë ditët e tua, në atë izolim krejt absurd ku je i detyruar të qëndrosh për Zoti e di se sa kohë ende! Por unë gjithsesi dua të ta uroj sot ditëlindjen, nga larg dhe me dhimbjen e pamundësisë për të dëgjuar zërin tënd e bërë shakatë me jetën në telefon, po ama besomë, duke u ndjerë pranë teje më shumë se çdo herë më parë”, shkruan Rama
Paska qenë e shkruar, vijon rama, që ti dhe historia e kosovës të jeni një, në vuajtje dhe gëzime. Kështu që ma fal nëse ky urim i imi, me gjithë shpirt, që edhe 100 vjet t'i kesh me shëndet e me kë të do zemra, nuk është dot një urim i buzëqeshur, por mos iu anko fatit tënd e as mos kërko kot ta dish se si mund të ishte ndryshe, sepse sado cinike të të duket, nuk kishte se si të ndodhte ndryshe që Kosova të buzëqeshë përsëri kur përsëri nata t'ia lerë vendin ditës së re!
Përqafime Hashim dhe jam atje, me ty sonte, kur të kujtosh dollitë e shkuara në familje, për këtë ditëlindje të pamirëseardhur nën tavanin e mallkuar- shkruan Rama. Ish presidenti i kosovës, Hashim Thaci, ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë, që nga nëntori i vitit të kaluar, ku po pret gjykimin për akuzën për krime lufte bashkë me disa ish drejtues të tjerë të ushtrisë clirimtare të kosovës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#EdiRama#HashimThaci#TopChannel
Ещё видео!