Rusia ndërmori orët e para të ditës së sotme një sulm masiv ndaj kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, me dronë, raketa lundruese dhe balistike. Të paktën dy persona janë plagosur, ndërkaq zjarri, që u shkaktua nga rënia e copëzave të raketave, ka dëmtuar shtëpi e infrastrukturë. Disa prej raketave ruse megjithatë u arrit të shkarroheshin nga kundërajrorët ukrainas.
Sulmi zgjati për rreth dy dorë, duke bërë që të lëshohen alarme ajrore në mbarë Ukrainën. Polonia fqinje, shtet anëtar i NATO-s, sipas agjencisë Reuters, ngriti në ajër avionët e saj dhe të aleatëve për të mbajtur të sigurt hapësirën e saj ajrore gjatë kësaj kohe. Edhe në Kharkiv, qyteti i dytë më i mad di Ukrainës, dronë rusë goditën një ndërtesë banimi dhe një shkollë. Ofensiva e Moskës erdhi një ditë pasi ushtria ruse njoftoi se kishte shkatërruar gati 160 dronë që Ukraina kishte nisur drejt rajoneve në Rusi, cka u konsiderua si një prej lëvizjeve më të guximshem të Kievit ndaj fqinjit të madh agresiv që kur ai nisi pushtimin shkurtin e vitit 2022. Po ashtu, ky sulm u krye disa javë pasi forcat ukrainase nisën një ofensivë në rajonin rus të Kurskut.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#NATO#Russia#TopChannelNews
Ещё видео!