Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Rebelohen deputetët e PS ndaj shpenzimeve të mëdha administrative të parashikuara në projektbuxhet, si dhe mosparashikimit të të ardhurave nga privatizimet e sektorëve strategjikë. Vetë kryeministri Nano ka garantuar deputetët, se qeveria e tij do të mbaje nën kontroll inflacionin, si dhe të investojë në përballimin e krizës energjetike.
Kryeministri Fatos Nano:- “Ministria e Financave ka mundësuar edhe një rritje prej 190 milion lekësh të nivelit të të ardhurave. E dyta rreth 100 milion të tjera, si rritje e të ardhurave, ndihmë nga të ardhurat jo tatimore apo dytësore. Pra kemi një rritje të ardhurash për rreth 300 milion lekësh, si sintezë e diskutimit, e ballafaqimit dhe e përmirësimit të projektit në komisione dhe në komisionin e ekonomisë”.
Pas kësaj, deputeti Legisi, i ka kujtuar kryeministrit Nano, se qeveria nuk rrëzohet nga të mençurit apo budallenjtë, por nga shulat. Ministrat janë akuzuar nga deputetët socialistë, se kanë parashikuar investime vetëm për zonat e tyre elektorale. Rishpërndarja e fondeve ishte kërkesa kryesore e deputetëve socialistë, në këmbim të votës pro projektbuxhetit të vitit 2003.
Kundër monopolizimit të ekonomisë është shprehur ish-ministri Mustafa Muçi, ndërsa pakënaqësi për planifikimin e fondeve të buxhetit kanë shfaqur edhe deputetët Legisi, Xhafa, Fino, Malaj e Prifti.
Mustafa Muçi:- “Është diskutuar me argumentin që i jepet përparësi procesit të privatizimit, në mënyrë që të shemben edhe ato monopole, të cilat mbajnë të bllokuar një pjesë të mirë të sektorëve në Shqipëri”.
Ndre Legisi:- “Ka nevojë që të bëhen disa korrigjime, të cilat u premtuan nga ana e kryeministrit që do të bëhen. Nuk bëhet fjalë për ndryshim fondesh, bëhet fjalë për një rishpërndarje më të drejtë të tyre”.
Fatmir Xhafa:- “Unë kam mendimin, që ministrat nuk kanë bërë një politikë racionale, lidhur me shpërndarjen më të mirë të buxhetit në raport edhe me përparësitë e zhvillimit”.
Gramoz Ruçi:- “Ngelet që ekzekutivi dhe komisioni i ekonomisë sot, në orët e vona të rifreskojnë edhe vërejtjet që u bënë edhe nga trupa jonë politike dhe për diskutim e miratim në seancën e ditës së enjte”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!