[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Kur ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga vrasja e oficerit të RENEA-s, Ibrahim Basha, kreu i bandës së Lazaratit, Arbion Aliko dhe 10 pjesëtarë të tjerë të grupit, kërkuan që procesi të zhvillohet me gjykim të shkurtuar. Këtë të mërkurë, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, kërkesa e të pandehurve ishte surprizë për trupin gjykues, pasi më herët, avokatët mbrojtës kishin arritur që të zvarrisin proceset gjyqësore njëri pas tjetrit. Në korrikun e 2016, akuza përfundoi hetimet për 11 pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal, të cilët dyshohen se sulmuan policinë e shtetit më 24 qershor 2015 në Lazarat. Prokuroria nënvizon se njeriu kryesor i grupit të zjarrit ishte Arbjon Aliko, ndërkohë që i vëllai, Alban Aliko, dy vëllezërit Elvis dhe Bajram Boçi dhe Elson Kozma, janë bashkëpunëtorët e tij. Të pestë ata, ka dyshime se janë vendosur tek grupi prej nga u qëllua për vdekje oficeri Basha e për këtë arsye mbi ta do rëndojë akuza e vrasjes. Gjashtë të pandehurit e tjerë, do t’i nënshtrohen gjykimit për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të policisë. Ndërkohë, mesditën e datës 25 janar, akuza do të lexojë pretencën për 11 anëtarët e bandës së Lazaratit, ku me pranimin e gjykimit të shkurtuar ata përfitojnë ulje për 1/3 e dënimit.
Ещё видео!