#rtvora
Afro 20 persona janë marrë në pyetje për të hedhur dritë mbi vrasjen e ndodhur mbrëmjen e 7 gushtit në Selenicë të Vlorës.
Viktima Nikolla Ikonomi u qëllua me tre plumba në pragun e shtëpisë dhe humbi jetën rrugës për në spital.
Të afërmit kanë deklaruar se 47 vjeçari nuk kishte pasur konflikte në fshatin ku jetonte.
Një banore e zonës shprehet se viktima nuk ishte njeri problematik: "E njihnim si person. Nuk ishte problematik në këtë zonë. Nuk dimë gjë për konflikte. Janë shumë të qetë, të rregullt, janë 4 vëllezër dhe nuk dimë gjë të jenë problematik".
Ndërkohë vijon puna për identifikimin e autorit (ëve) të ngjarjes.
Në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja ndërkohë që tre plumba i kanë përshkuar trupin.
Në shtëpinë e viktimës kanë filluar pregatitjet për përcjelljen e trupit për në banesën e fundit, ndërsa RTV Ora ka mundur të sigurojë edhe pamje nga vendi i ngjarjes. Ndonëse ngjarja ka ndodhur që mbremjën e djeshme, njollat e gjakut në afërsi të shtëpisë së Nikolla Ikonomit gjenden ende të freskëta.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Follow Ora News on Google+ HERE [ Ссылка ]
Ещё видео!