Fieri- Policia e Fierit ka arrestuar 4 persona. Mësohet se në prangat e Policisë ka rënë një 30-vjeçar me inciale A.S, pasi gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Po kështu është arrestuar 20-vjeçari me iniciale M.K pasi është kapur me armë dhe dy të rinj të tjerë, R. K., 30 vjeç, pasi drejtonin mjetin pa leje drejtimi dhe J. Xh., 33 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i Policisë:
Vijon zbatimi i planit të masave, për rritjen e parametrave të sigurisë.Kontrolle të shumta për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që mbajnë armë pa leje. Kontrolle edhe në drejtim të qarkullimit rrugor, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, arrestohet në flagrancë një shtetas për armëmbajtje pa leje, si dhe 2 të tjerë nga Qarkullimi Rrugor. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, gjatë kontrolleve të ushtruara, arrestuan në flagrancë shtetasin: M. K., 20 vjeç, banues në Skrapar.
Gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi ju gjet një armë zjarri automatik dhe 1 krehër me 10 fishekë, vepër penale për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: A. S., 30 vjeç, banues në Divjakë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ndërkohë, kontrollet kanë vijuar dhe nga Policia Rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor dhe si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: R. K., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe J. Xh., 33 vjeç, banues në Fier, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Kontrollet e Policisë do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
Lexoni të plotë lajmin në linkun: [ Ссылка ]
Për të ndjekur kanalin tonë në YouTube bëni subscribe në: [ Ссылка ]
Like Dosja.al në Facebook: [ Ссылка ]
Follow Dosja.al në Instagram: [ Ссылка ]
Follow Dosja.al në Twitter: [ Ссылка ]
Ещё видео!