Dy gra u vranë në Tiranë në ditën e fundit të vitit që shënoi ikjen kalendarike. Ekspertët e konsiderojnë një krim pasioni, teksa Përparim Ademi, një shqiptar nga Tirana, me mbiemrin e mëparshëm Tela që ka jetuar për shumë kohë edhe në Maqedoninë e Veriut qëlloi mbi dy gratë me të cilat kishte lidhje intime, edhe pse ishte i martuar.
Përparim Ademi, 59-vjeçari që ekzekutoi dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi u shfaq i qetë në sallën e gjyqit duke pranuar krimin, ndërsa trupa gjykuese dha masën e sigurisë. Ademi u shfaq pa maskë, duke mos i kushtuar rëndësi shëndetit nga rreziku i Covid.
Çështja është marrë në hetim nga prokurori Albert Demirneli, i cili i ka kërkuar gjykatës së Tiranës, caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” Policia dhe prokuroria e Tiranës, kanë mbledhur në vendgjarje 26 gëzhoja, ndërkohë gjetën brenda shtëpisë dhe një automatik, prodhim kinez me karikatore të boshatisur.
Avokati i tij Arben Gramo tha se prokuroria ndryshoi veprën nga vrasje në rrethana cilësuese në vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare. Avokati tha se gjendja e klientit të tij është e rënduar dhe se e ka pranuar krimin edhe në gjykatë.
Burimet bëjnë me dije se autori i vrasjes përdori fëmijët për t’u ngjitur në apartamentin pranë rrugës “Bajram Tusha” në zonën e Astirit. Para se të ngjitej në pallat, ai mori përdore një nga fëmijët e Zhanetës dhe u ngjit në hyrjen ku banonte ajo me të miturit dhe të motrën. Kur Ademi u ngjit, dy viktimat, Kristina dhe Zhaneta kanë qenë duke ngrënë bukë. Sapo dera është hapur dhe të dy motrat panë Përparimin të hynte, kanë tentuar t’i mbyllin derën.
Por në këtë moment, autori ka qelluar me kallashnikovin që mbante me veten, në fillim në drejtim të derës, dhe më pas drejt dy grave, që kanë qenë në tokë, duke u përpjekur të shpëtonin. 5 nga 26 gëzhojat e plumbave bëjnë me dije burimet, kanë prekur trupat e dy grave, ndërsa të tjera, janë hedhur nga Ademi nëpër muret e banesës. Automatiku i përdorur në këtë ngjarje, model kinez, me karikatorin të zbrazur u gjet në banesën e viktimave.
Gruaja e Përparim Ademit, e cila jeton në Maqedoni ka qënë mikeshë me dy motrat që u vranë nga 59-vjeçari i cili kreu krimin e rëndë më 31 dhjetor 2020. Ajo është shprehur se ka qenë në dijeni të tradhëtisë së bashkëshortit me dy motrat. Sipas saj, për të mbajtur familjen të bashkuar ka heshtur dhe madje ka bërë mikesha dy motrat.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel
Ещё видео!