#SaliBerisha #EnkelejdAlibeaj #PD
Thirrjen e grupit nga Enkelejd Alibeaj për çështjen e presidentit, kreu i demokratëve Sali Berisha e cilësoi vijim të farsës mes këtij të fundit dhe kryeministrit Rama. Alibeajn e akuzoi se nuk ka tagër e aq më pak nuk është i autorizuar nga Partia Demokratike për të vijuar këtë proces me mazhorancën.
Sali Berisha: Përveç autoritetit që i jep Rama, Alibeaj nuk ka asnjë autoritet dhe tagër nga PD. Çdo veprim i tij është sintonizim i një farse të shpifur të zgjedhjes së Presidentit nga Edi Rama me kallp opozitën.
Akuzat ndaj Alibeajt i vijoi edhe kur foli për propozimin e bërë nga ky i fundit lidhur me shtimin e një zone zgjedhore për diasporën.
Sali Berisha: Çdo përpjeke e Ramës që shprehu përmes veglës së tij Alibeaj është një përpjekje anti demokratike dhe anti-shqiptare. Është një fyerje e madhe që u bëhet emigrantëve dhe diasporës në të katër anët. Do të hasë kjo në një rezistencë të madhe.
Deklaratat Berisha i bëri teksaa ngjitej në zyrën e tij të kryetarit në selinë blu, ku nuk i shpëtoi interesit të medias lidhur me urimet e munguara nga përfaqësusit diplomatik në Tiranë.
“Nuk mbaj mend kur jam zgjedhur herë të tjera të kem pasur ambasador që të më kenë uruar. Unë nuk mbaj mend në memorien time”, tha Berisha.
Berisha konfirmoi se deputetët e Komisionit të Rithemelimit do të jenë në takimin e radhës të Partisë Popullore Europiane, e cila deri më tani ka mbajtur një qëndrim neutral sa i përket situatës që po kalon Partia Demokratike.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!