21 marsi Dita Botërore e Poezisë është manifestuar me dhjetëra aktivitete në Tiranë. Një nga më interesantët ka qenë “Takim me poezinë" i 36 poetëve më të mirë shqiptarë, botuar në kolanën "Kambana" nga Toena.
I mbajtur tek projekti artistik “Reja” i arkitektit të shquar japonez Sou Fujimoto aktiviteti vijoi me praninë e poetëve të njohur Bardhyl Londo, Sadik Bejko, Natasha Lako, Petrit Ruka e më gjerë.
Poezitë janë lexuar e recituar nga nxënësit e gjimnazit "Sami Frashëri, ku u përfshinë edhe poezi të autorëve nga Kosova nën shoqërinë e kuartetit të harqeve “Tinguj dhe monumente”.
Ещё видео!