Kryeministri Edi Rama ndodhet në zonën e Dibrës në vijim të turit të tij paraelektoral. Ai është takuar me operatorët turistikë të kësaj zone. Ai ka hedhur poshtë gjatë fjalës së tij akuzat e opozitës për kosto të larta të fluturimeve të tij me Charter. Ai theksoi se këto kosto janë më të ulëta se gjatë kohës në qeveri ishte e djathta.
“Udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e fondeve të Kryeministrisë krahasuar me atë që as emrin nuk ia përmend dot se më vjen për të vjellë dhe nuk dua që t’ju bëj dhe ju që të t’ju përzihen zorrët që me mëngjes. Kjo është dashuria e këtyre për Shqipërinë. Kjo është dashuria e këtyre për atdheun, kjo është feja e atyre, ky është dini dhe imani i tyre. Dalim ne dje, edhe ministrja, për të shpjeguar që Ere nuk vendos të rrisë apo të ulë energjinë, ERE vendos çmimin, ky është çmimi i tregut. Pastaj a vendoset fasha, a s’vendoset fasha, a vendoset çmimi kaq apo aq, kjo është politikë që e bëjmë ne, nuk e bën Ere. ‘Rritet çmimi i energjisë’. Ta shqetësosh miletin deri në pikën që ta tërbosh fare, ta nxjerrësh në rrugë për të rrëzuar qeverinë sepse qeveria nuk të jep ty favoret që ti i kërkon”, u shpreh Rama./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!