Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë replikuar lidhur rastin e Xhisiela Malokut. Sipas kreut të qeverisë opozita po përdor politikisht çështjen. Ndërsa kreu demokrat nga ana e tij thotë se Rama duke amnistuar dhunën po përpiqet të mbrojë deputetët e tij.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për denoncimin e Xhisela Malokut për dhunë ushtruar nga djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja. Shefi i qeverisë iu përgjigj interesit të gazetarëve në Korçë gjatë një bashkëbisedimi pas mbledhjes së qeverisë.
“Unë s’jam këtu për t’ju përgjigjur akuzave aluçinante të pabazuar në asnjë fakt që bëhen qoftë për mua apo kolegë të mi”.
Kryeministri mori në mbrojtje policinë, ndërsa u shpreh se ajo ka bërë detyrën.
“Djali i deputetit s’ka pasur trajtim preferencial për shkelje të procedurës një oficer policie është pezulluar nga puna. Çeshtja i është përcjellë prokuroisë”.
Kur u pyet se pse djali i deputetit nuk është vënë nën pranga për dhunën e ushtruar ndaj vajzës, një akuzë e provuar, Kryeministri e kaloi topin në fushë të Prokurorisë. “
"Arrestimet nuk i bën Kryeministri, se po t’i bëja unë do kishit parë shumë deri tani, por nuk kam as këtë detyrë dhe as këtë përgjegjësi dhe është Prokuroria ajo që do kryejë deri në fund hetimet”.
Ndërsa nisi të fliste për oficerin e Policisë Gjyqësore Emiljano Nuhu, shefi i qeverisë ashpërsoi gjuhën
“Horr të kthyer në hero, në vend që të dënohej publiksht që ka ka braktisur detyrën, ka sabotuar hetimin dhe ka përdorur rastin për të marrë azil në vend tjetër. Nuk do t’i ndahemi këmba këmëbs atij horri”.
Kryeministri nxiti organet e drejtësisë ta zbardhin deri në fund ngjarjen, ndërkohë që akuzoi opozitën se po përdor vajzën për luftë politike.
“Abuzimi publik me vajzën e dhunuar dhe transpformimi i dramës së saj në motiv lufte politike është ridhunim publik i vajzës nga Partia Demokratike, nga mediat dhe nga analistët që padashur t’ia dinë për vajzën e kanë kthyer në mish për top për luftën politike dhe mediatike. Deputeti duhet të hetohet njëlloj si gjithë të tjerët, nëse ka apo nuk ka implikim në këtë ngjarje”.
Më herët kryeminsitri Edi Rama qendrimin e tij për këtë ngjarje e bëri publik ne tuiter.
Menjëherë pas tij reagoi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili po në tuiter shkruan;
“Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij.
TURP!”
Kryetari i Partisë Demokratike thotë se Kryeministri po amiston dhunën për të mbrojtur deputetët e grupit të tij parlamentar. /abcnews.al
Ещё видео!