2 efektivë policie u kanë shpëtuar plumbave mbrëmjen e së premtes në Vlorë. Ngjarja ndodhi kur Anxhelo Breshani, efektiv i patrullës në policinë e këtij qyteti dhe Nako Mehmetaj, me detyrë punonjës i policisë kufitare në Sarandë po ktheheshin nga palestra me makinën e tyre private tip Audi jashtë orarit të punës.
Burime nga policia e këtij qyteti thanë se në lagjen Partizani ata kanë parakaluar një automjet tip Volksvagen, por drejtuesi i tij nuk e ka pritur mirë.
Pas një shkëmbimi fjalësh nga makina ai ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të efektivëve të policisë. Fatmirësisht efektivët nuk janë lënduar. Autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe blutë e Vlorës thonë se janë vënë në kërkim të tij.
Vetë efektivët e policisë u kanë thënë kolegëve se nuk kanë konflikte dhe se ngjarja ka qenë e momentit.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!