Kancelari gjerman Olaf Shcholz ka ngritur edhe një herë tjetër zërin për Ballkanin perëndimor duke thënë se do ta shohë rajonin sa më shpejt në BE. Ai tha se do të udhëtojë në vendet e Ballkanit para samitit të BE-së, muajin tjetër, me një mesazh të qartë se rajoni i përket Bashkimit Evropian.
Gjashtë vendet e ballkanit perëndimor, me aspirata për anëtarësim në BE, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe Kosova, janë angazhuar në procese reformash prej vitesh – tha Scholz para ligjvënësve në Berlin.
Fakti që nuk ka një rrugë të shkurtër për të hyrë në BE përbën edhe një detyrim moral ndaj gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor. Prej vitesh ata kanë ndërmarrë reforma intensive dhe janë përgatitur për anëtarësim.
Mbajtja e premtimeve tona ndaj tyre, deklaroi Scholz, nuk është vetëm cështje e besueshmërisë sonë. Sot më shumë se kurrë, integrimi i tyre është në interesin tonë strategjik – tha ai duke nënvizuar ndikimin e fuqive të huaja në rajon, përfshirë edhe Rusinë. Kërkesa e Ukrainës për tu anëtarësuar në BE, sipas Scholz, nuk mund të përshpejtohet pavarësisht pushtimit rus, ndaj blloku sipas tij duhet të gjejë rrugë të shpejta dhe pragmatike për të ndihmuar Kievin.
Një përjashtim për Ukrainën, do të ishte padrejtësi për Ballkanin perëndimor – tha Scholz që edhe më herët ka këmbëngulur për intensifikimin e përpjekjeve për anëtarësimin e Ballkanit në mesin e kësaj ere të re të hapur nga pushtimi rus i Ukrainës. Tetorin e kaluar, liderët e BE në një samit në Slloveni, vetëm sa përsëritën angazhimin e tyre për procesin e zgjerimit në një deklaratë që zhgënjeu të gjashtë vendet kandidate për anëtarësim që kishin shpresuar për një datë konkrete.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Scholz#Ballkani#TopChannel
Ещё видео!