[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
2 ton e 212 kg lende narkotike janë sekuestruar mbrëmjen e se enjtes ne Lezhe dhe Tepelene gjate operacionit te koduar “Adriatik”. Policia e Lezhës ka konstatuar një gomone ne grykëderdhjen e lumit Ishëm, e cila ishte e braktisur. Menjëherë, agjentet antidrogës janë vene ne lëvizje dhe pasi kane krehur zonën përreth vendit ku u zbuluan mjeti lundrues, zbuluan ngarkesën e madhe prej 1 ton e 450 kg lende narkotike hashash. Droga ishte fshehur ne vendin e quajtur Godull ne Kurbin ne një sipërfaqe te mbuluar nga shkurret. Dyshohet se trafikantet e kishin bere gati lenden narkotike per ta ngarkuar ne gomone me qellim trafikimin drejt Italisë. Operacioni i dyte u zhvillua ne fshatin Dhemblan te Tepelenës. Policia kishte siguruar informacione ne rruge operative se ne shtëpinë e një banori, fshihej lende narkotike. Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se ne tavanin e ndërtesës dhe ne një kasolle pranë shtëpisë, u gjeten 762 kg lende narkotike e dyshuar kanabis sativa, e cila është asgjësuar me djegie. Ndërkohë, poseduesi i ngarkesës është shpallur ne kërkim nga policia.
Ещё видео!