#reportTV #lajmeshqip #lajme Forca të shumta policie kanë rrethuar mëngjesin e sotëm zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë pasi disa qytetarë po protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre. Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga Report Tv, banorët e zonës i kanë zënë rrugën fadromave të IKMT-së për të bllokuar procesin e shembjeve në kuadër të procesit të rindërtimit.
Burimë bëjnë me dije se disa prej banorëve janë shoqëruar nga policia pasi kundërshtuan shembjen e shtëpive. Disa banorë kanë kundërshtuar shembjen e banesave, pasi nuk janë dakordësuar me marrëveshjen me bashkinë, të cilën e cilësojnë të njëanshme. Banorët ishin lajmëruar për prishjen e objekteve, ndërsa sot ishte afati i fundit që ato të lironin banesat.
Ещё видео!