[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Bisedimet mes zyrtarëve të komunës së Tuzit me shumicë shqiptare në Mal të Zi dhe përfaqësuesve të qeverisë, nuk kanë pëfunduar me rezultatet e pritura. Objektet e hotelerisë janë mbyllur edhe pas rezistencës së qytetarëve ndërsa kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj u ka bërë thirrje qytetarëve dhe furnizuesve të ushqimit, që të respektojnë masat, derisa të miratohen vendimet e reja më 1 mars. Kryeministri i Malit të Zi, nuk pranoi të ulet në dialog me palët pasi sipas tij situata eshte kthyer në një shfaqje politike, raporton Vizion Plus. Sipas kryetarit të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, masat e reja kanë për qëllim hakmarrjen për shfaqjen e fundit të flamurit të Kosovës, me rastin e ditës së pavarësisë më 17 shkurt, dhe jo për të parandaluar përhapjen e pandemisë.
Ещё видео!