Policia gjermane përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve në Berlin të cilët kundërshtonin kufizimet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
Protesta u zhvillua para ndërtesës së parlamentit, ku deputetët po shqyrtojnë një ligj mbi shtrëngimin e masave federale kundër pandemisë, raporton AFP.
Para përdorimit të gazlotsjellësit policia iu kishte bërë thirrje protestuesve që të shpërndahen. Sipas raporteve të policisë nga rreth 8,000 demonstrues të mbledhur, vetëm disa prej tyre kishin maska mbrojtëse. Protestat u organizuan në një kohë kur dhoma e ulët e parlamentit gjerman, po vendos për një ligj që i jep qeverisë federale kompetenca më të mëdha për të luftuar pandeminë e koronavirusit.
Qëllimi i ligjit është që të ndalohet zbatimi i masave të ndryshme që u miratuan nga 16 shtete federale gjermane në përgjigje të pandemisë. Gjermania gjatë periudhës së fundit ka shënuar rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.
Pamejt: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Berlin#TopChannel
Ещё видео!