Pesë gjykatat e apelit në rrethe nga sot nuk ekzistojnë më dhe ka vetëm 1 gjykatë apeli në Tiranë që do të mbulojë të gjithë territorin e Shqipërisë.
Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami, bëri të ditur se Apeli i Tiranës do të ofrojë shërbim më cilësor për qytetarët, teksa theksoi se ato çështje që kanë nisur shqyrtimin në ish-gjykatat e apelit të rretheve, do të vazhdojnë të gjykohen aty. Janë rreth 1868 dosje të tilla.
Kurse, sipas Llagamit, 27 mijë çështje të tjera janë bashkuar dhe do të hidhen përsëri në short.
“Për KLGJ nuk ishte diçka e thjeshtë pasi ishin sfida shumë të mëdha dhe harta gjyqësore ishte nga ato sfida që nuk ishte bërë ndonjëherë me atë seriozitet që ka punuar grupi i punës. Me gjithë kundërshtitë që ne patëm kundrejt këtij procesi, me gjithë dilemat që ne vetë kishim për këtë proces, arritëm deri në fund që ta miratonim pikërisht sepse e kuptuam që ishim në një rrugë pa kthim, duhet patjetër që ne të vendosnim të merrnim vendime të cilat në dukje të parë të gjithë do kemi frikë çfarë do ndodhi, do i kemi gjykatat afër derës së shtëpisë, por sot ka ikur ky koncept. Sot është koncept shërbimesh dhe po flasim për shërbime. Shërbimi është eficencë. Me gjithë kundërshtitë dhe zërat që nuk do funksionojë, nga ana e KLGJ janë marrë masat që kjo gjë të funksionojë dhe të funksionojë dhe më mirë se sa e kishim parashikuar.
Çdo çështje që ka filluar gjykimin në gjykatat e dikurshme të apelit, se sot nuk kemi më gjykata të apelit por kemi vetëm një gjykatë, do vazhdojnë gjykimet dhe janë rreth 1868 çështje që vazhdojnë procese gjyqësore. Ndërkohë janë rreth 27 mijë çështje që janë bashkuar dhe për shkak të zhvillimeve që kemi bërë dhe teknologjisë së informacionit këto çështje janë tashmë gati për t’u rishortuar në trupën gjyqësore prej 25 veta”, deklaroi kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami. /tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!