#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
500 gr asparag
1,5 l ujë
1 degë selino
1 karrotë
1 qepë kripë
320 gr oriz
0,5 gotë verë të bardhë
1 lç gjalpë
Parmixhan
Vaj ulliri
Në një tenxhere me 1,5 l ujë shtojmë një degë selino, 1 karrotë, gjysmë qepe, kripë, vendosim kapakun dhe i lëmë të ziejnë për 1 orë.
Në një tigan ngrohim vaj ulliri dhe vendosim gjysmën tjetër të qepës të grirë shumë hollë. Shtojmë asparagun të prerë në copëza të vogla por duke ruajtur majën e gjatë. Kaurdisim qepën e asparagun për 1 minutë e më pas shtojmë orizin dhe i kaurdisim së bashku. Në këtë moment mund të shuajmë me verë nëse dëshironi ose fillojmë të shtojmë lëng perimesh baraz me nivelin e orizit. E përziejmë ngadalë.
Në momentin që përthithet lëngu, shtojmë përsëri lëng perimesh. Kështu vazhdojmë deri sa shohim që orizi është gatuar aldente. Në fund shtojmë gjalpin dhe 2 lugë gjelle parmixhan. E përziejmë deri sa shohim që rizoto merr trajtën kremoze. E shërbejmë menjëherë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!