Prokuroria e Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka depozituar disa muaj më parë në Ministrin e Drejtësisë 8 kërkesa për izolimin e të fortëve të krimit.
SPAK kërkon që ti nënshtrohen regjimit 41 biss, 8 të fortët që janë të dënuar ose në proces gjykimi. Dokumentet presin firmën përfundimtare te Ministrisë së Drejtësisë, e cila sipas ligjit duhet që të marrë informacion nga të gjitha institucionet dhe më pas të vendosë.
Abc news eshte interesuar per informacion zyrtar në Ministiri por nuk ka marrë një përgjigjie, se cfarë po bëhet me kërkesën e SPAK.
Emrat e 8 të fortëve po mbahen sekret nga institucionet e drejtësisë. Rreferuar ligjit, fillimisht proceduat për të gjitha ata persona që duhet ti nënshtrohen regjimit 41 biss, nis nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, kalon në duart e prokurorëve të SPAK dhe më pas verdikti jepet nga Ministria.
Shkresat e para nga prokuroia e posaccme janë bërë për personat që janë me rrezikshmëri të lartë, dhe pjese e grupeve kriminale të drogës e vrasjeve. Qelite e regjimit të egër ndodhen në paraburgimin 313-të në Kryeqytet. Deri tani janë bërë gati rreth 10 qeli. Por cfarë është 41 biss?
Në thelb ky regjim ka të bëjë me pengimin e komunikimit të personave të rrezikshëm me njerzit që janë jashtë, ose pjesetaret e grupit kriminal që jane te lire.
Gjithashtu janë të limituara takimet me familjarët, dhe bisedat telefonike lejohen njëherë në muaj nga 10 minuta dhe gjithacka është e monitoruar. Të burgosurve u ndalohet çdo objekt personal në qeli, dhe janë të vëzhduar 24 orë.
Regjimit te të fortëve 41 biss pritet që ti nënshtrohen në total rreth 270 të dënuar ose ata që janë në process gjykimi për vepra të rënda penale. Pas “Jordan Misjas”, qeli 41 biss do të hapen edhe burgu i sigurisë së lartë në Peqin.
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!