Qeveria Federale e Gjermanisë është duke shqyrtuar kërkesën e bërë nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, për të lejuar qarkullimin e shtetasve kosovarë me pasaporta të skaduara. Sveçla e bëri këtë kërkesë më 6 janar, pasi Kosova prej disa muajsh ka probleme me sigurimin e materialit të nevojshëm për prodhimin e pasaportave. Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka konfirmuar se autoritetet e kanë marrë këtë kërkesë. “Kërkesa aktualisht është duke u shqyrtuar nga Ministria Federale e Brendshme”, thuhet në përgjigjen e ambasadës. Nga Ambasada gjermane kanë shtuar se kërkesa e Sveçlës është kufizuar “në lejimin e rihyrjes në Gjermani për shtetasit kosovarë që jetojnë në Gjermani me leje qëndrimi të vlefshme, dhe foshnjat me shtetësi kosovare që kanë lindur në Gjermani dhe ende nuk janë pajisur me pasaportën e Kosovës”.
Zyrtarët e ministrisë së brendshme në Kosovë kanë thënë se kompania e kontraktuar nga Qeveria për furnizim me materialin, me të cilin prodhohen pasaportat, nuk ka arritur ta sigurojë atë për shkak të vështirësive të shkaktuara nga kriza globale apo edhe pandemia më herët. Ministria ka bërë të ditur se deri në fund të janarit, do të normalizohet situata për sa i takon furnizimit me materiale dhe do të rifillojë shpërndarja e pasaportave. Ministria ka shprehur keqardhjen për situatën e krijuar dhe ka kërkuar mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kosova#Pasaportat
Ещё видео!