Kryeministri Edi Rama dha shpjegime të detajuara se përse Shqipëria ishte e detyruar për herë të parë të mos ishte në një linjë me politikën e jashtme BE në mos-aprovimin e një deklarate për Kosovën. Tregoi se ky qëndrim është pritur jo mirë nga Brukseli.
Ne jemi të keqardhur për këtë, por qëndrimi ynë nuk ndryshon dhe dua ta përsëris; kjo nuk ka të bëjë aspak me përmbajtjen e deklaratës së publikuar dje, me të cilën e përsëris atë që u kemi thënë edhe miqve në Bruksel, jemi gati të linjëzohemi sapo të dalë deklarata që ne presim dhe besoj jo vetëm ne, për veprimet dhe mosveprimet e Serbisë, por ky qëndrim ka të bëjë me zhbalancimin total që deklarata e djeshme krijon në këto momente kaq dramatike, kur situata mund të përkeqësohet nga ora në orë, nga dita në ditë apo nga java në javë.
Kryeministri nuk u pajtua me qëndrimin e BE-s të Mërkurën përmes zëdhësit për punët e jashtëme dhe sigurinë në Komision Europoian, Peter Stano se për ngjarjen në Banjskë duhet një hetim.
A mos po heton vetë BE-ja në mënyrë të paanshme dhe të pavarur? Shumë mirë do të ishte dhe kjo pa diskutim, por as këtë nuk e dëgjova nga zëdhënësi i BE-së dhe nuk e dimë nëse BE-ja ka angazhuar ndonjë mekanizëm në këtë drejtim. Sikur ta dëgjonim këtë do të lehtësoheshim disi, por vetëm në këtë drejtim sepse gjithsesi çka ne kërkuam në komunikimin me miqtë në Bruksel dhe çfarë kërkojmë prapë sot, nuk është rezultat i një hetimi që është i mirëseardhur padyshim, por është dënimi pa ekuivok i vrasjes së një efektivi të Policisë në veriun e Kosovës nga një grup kriminal dhe gjithashtu, dënimi i aktit absurd të nderimit kombëtar në Serbi të disa kriminelëve të veshur me uniforma ushtarake, jo shtetërore dhe të armatosur deri në dhembë, të cilët u shfaqën në Banjskë për një demonstrim force të paligjshme, me gjuhën e armëve të rënda dhe u asgjësuan nga mbrojtësit e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
Të qenurit e Shqipërisë një vend anëtar i NATO-s i dha komoditetin Edi Ramës të adresonte adresonte, këtë kërkesë artikulur si një nevojë imediate edhe në Kosovë.
Për të parandaluar në çdo mënyrë dhe me çdo mjet këtë konflikt, që sot duket më i mundshëm se asnjëherë më parë se deri dje, KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Është një propozim që e kam bërë më parë, e kam bërë dhe në Samitin e NATO-s dhe e kam shpjeguar gjerë e gjatë pse. Tani, çdo hezitim dhe çdo vonesë, deri dhe në argumentin e orëve të fundit, jo kemi, jo s’kemi mjaftueshëm trupa mund ta bëjë largqoftë, ndërhyrjen e nesërme të KFOR-it shumë më të madhe në trupa, por edhe në vështirësi.
Prandaj jam këtu sot dhe më vjen mirë që këtë tanimë e kërkon dhe Kosova, KFOR-in në veri. Nuk kam dëgjuar ta kundërshtojë Serbia , madje disa zëra e kanë kërkuar edhe nga pala serbe, por kjo është puna e tyre, sepse këtu s’ka rëndësi fare kush e kërkon, pse e kërkon, si e kërkon. Këtë e kërkon situata sot, po të ishte bërë më parë nuk do kishte ndodhur kjo që ndodhi dje, pardje, tjetërpardje.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#EdiRama#BE#TopChannelNews
Ещё видео!