Kosova dhe Serbia janë përplasur ashpër në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku u shqyrtua raporti i rregullt gjashtëmujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Ministri i jashtëm serb Nikolla Sellakovic, e akuzoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për krime kundër serbëve, përfshirë edhe për trafikim organesh.
Por shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla iu kthye ashpër duke i kujtuar se shteti i Kosovës nuk ka dalë nga “lëvizjet separatiste, por nga genocidi”. Ajo tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shërbyer si ministër i “Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milloshevic”, e u shpreh krenare me UÇK-në, “me burrat dhe gratë që mbrojtën njerëzit e tyre dhe shtëpitë e tyre”. Ajo theksoi se kur përfaqësuesi i Rusisë hedh akuza ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së, i kujtohen akuzat që sot Rusia po bënë ndaj ushtarëve të Ukrainës që po e mbrojnë vendin e tyre.
Është zhgënjyese, shtoi Gërvalla, që Serbia ende nuk po distancohet nga krimet e kryera në Ballkan në të kaluarën. Ajo hodhi poshtë edhe pretendimet e përfaqesuesit të Beogradit se po rrezikohen pakicat në Kosovë, duke kujtuar se me “të tilla fabrikime në të kaluarën kanë filluar luftëra…Kujtojmë rastin “Panda” në Pejë, ku vite e vite me radhë pretendohej se ushtarët e UÇK-së kishin vrarë serbët e Kosovës, e tashmë vet gazetat serbe kanë shkruar se rasti ishte trilluar nga vetë serbët”, u shpreh ministrja, që nuk la pa përmendur edhe deklarata e fundit të Dick Martyt se Serbia kishte planifikuar vrasjen e tij, për t’ua faturuar më pas shqiptarëve atë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosova#UCK#TopChannelNews
Ещё видео!