Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, u ulën këtë të martë në të njëjtën tryezë me BE, në Konferencën e parë Ndërqeveritare, që shënjon zyrtarisht hapjen e negociatave. Në një konferencë të përbashkët shtypi, Presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen, kërkoi reflektim dhe punë ër anëtarësimin e plotë në BE
“Kemi pasur besim te procesi, do të vazhdojmë t’ju mbështesim. Le të reflektojmë me tre tema. Së pari me negociatat. Pas konferencës ndërqeveritare sot, Komisioni dhe grupet negociuese do të fillojnë punë sot. Ky shortim do të bëjë të mundur që Shqipëria dhe RMV të dinë detyrimet mbi traktatet mbi marrëveshjet europiane. Pika e dytë është që ne do të jemi më afër në fusha kyçe”.
Ndërkohë vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë ndaj Rusisë dhe agresionit në Ukrainë. Nga ana e tij kryeministri Edi Rama fjalën e tij e nisi me një urim për ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, ndërsa nuk la pa thumbuar ngërçet në rrugën drejt negociatave.
“Dua të falënderoj të pranishmit, por edhe një zonjë që nuk është sot këtu, por pa të ne nuk do të ishim sot këtu. Ajo sot ka ditëlindjen dhe do doja t’i uroja gjithë të mirat. Gjithashtu, sot nuk do të ishim këtu pa përpjekjet e tepërta të Presidencës franceze, Presidentit Macron dhe ekipit të tij, që kanë punuar pareshtuar dhe pa u lodhur gjatë Samitit të NATO-s, natë e ditë, për zhbllokimin e një situate absurde”.
Por krahas kësaj, kryeministri Rama u shpreh i vendosur në Ballkanin e hapur, kur tha: “Ne duam vërtet të ngremë një Shqipëri evropiane të fortë dhe demokratike në një Ballkan të hapur”.
Hapja e negociatave erdhi pas arritjes së marrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që kjo e fundit të hiqte veton.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#EdiRama#BE#TopChannel
Ещё видео!