Pas vendimit të marrë të martën për cmimet e reja të hidrokarbureve, të shitjes me shumicë e pakicë, bordi i transparencës, detyruar dhe nga lëvizjet e cmimeve në bursa, është mbledhur sërish këtë të mërkurë për të vendosur uljen e tyre. Kështu duke filluar nga ora 18:00 e së mërkurës bordi vendosi që nafta për qytetarët në pikat e karburantitë do të shitet 228 lekë/litri, benzina me 208 lekë/litri, ndërsa gazi i lëngshëm me 115 Lekë për litër. Sa i përket gazit të lëngshëm që përdoret nga konsumatorët familjarë dhe operatorë të tjerrë, akiza do vijojë të jetë e hequr, deri në një vendim të dytë. Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës dhe në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim. Bordi i Transparancës u krijua nga qeveria, me pjesëmarrjen e importuesve kryesorë të hidrokarbureve në Shqipëri me synim që të mbante cmimet e hidrokarbureve në kontroll, të cilat arritën nivele shumë të larta në ditët e para të nisjes së ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Nafta#Burse#TopChannel
Ещё видео!