Në mbledhjen e fundit të këshillit Bashkiak të Tiranës për këtë vit, kryebashkiaku Erion Veliaj, u shpreh i vendosur për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar dhe se nuk do të ketë më kohë të humbur.
“Për Teatrin Kombëtar, siç e patë, filluam punën. Po përgatitet terreni përpara se të fillojnë sondat e të bëjnë shpimet për të projektuar themelet. Një debat, i cili na mori shumë kohë, një debat që ka filluar që në vitin 1998. jam i vendosur që ne të vazhdojmë me projektin e Teatrit Kombëtar dhe në këtë afat 2023-2025 të mbyllim atë projekt”, u shpreh Veliaj.
Edhe projekti i Piramidës sipas tij do të mbyllet pranverën e ardhshme ndërsa nënvizoi se fokusi vitin e ardhshëm do të jetë tek zgjerimi Lanës dhe projekti i Unazës së Madhe.
“Jam i sigurt, Iliri dhe Saliu vetëm këtë dinë të bëjnë, të bllokojnë e të gjejnë ndonjë gjë, të kapen si hienat pas kockave, por jam i vendosur që të vijojmë me zgjerimin e lumit Lana dhe zgjerimi nënkupton nga Pallati me Shigjeta, rrugë me tre korsi, korsi e dedikuar ekstra për autobusët e biçikletat, pra 5 korsi në total. Vazhdimi i Unazës, jam mëse i vendosur që ajo punë që i përket Bashkisë, duke qenë se qeveria tashmë ka miratuar të gjithë gjurmën dhe ne 7 lotet po punohet”.
Duke folur për projektet e rindërtimit tek “5 Maji” dhe në kombinat Veliaj shigjetoi opozitën.
“Nuk e kuptoj, njerëz që kanë qenë presidentë e kryeministra, që ëndërrojnë të bëhen brigadierë të komunales”.
Veliaj foli dhe për zonën e teknologjisë dhe zhvillimit Ekonomik TEDA në zonën e Kasharit, si dhe për projektet në infrastrukturën sportive.
Tv Klan
#teatri #erionveliaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!