[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç ka ripërsëritur sërish se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun vetëm kur të hiqet taksa nga ana e Kosovës. Shefi i diplomacisë serbe është shprehur për RTS-në se dialogu do të vazhdojë nëse krijohen kushtet për këtë. “Bashkimi Evropian, si dhe këshilltarët e tjerë perëndimorë, janë të pafuqishëm ose pretendojnë të jenë të pafuqishëm duke mos qenë në gjendje t’i tregojnë Prishtinës se duhet respektuar dialogun dhe për të hequr taksat. Tani është e qartë se nuk ka vazhdimësi të dialogut dhe se “Baza për bisedimet me siguri nuk do të jetë një tarifë 100 përqind, Serbia do të këmbëngulë që dialogu të vazhdojë vetëm kur taksa të hiqet” Gjithashtu ministri Daçiç ka komentuar edhe letrën që presidenti i SHBA-ve Donald Trump u ka dërguar presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiçit, i cili ka theksuar se kjo letër është në shenjë që Amerika është e angazhuar për arritjen e një kompromisi në mes vendeve. “Ka të ngjarë që disa nga presidentët e mëparshëm të SHBA, duke shkruar në letër, thanë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, por kjo ka filluar nga pozitat e tjera, se SHBA do ta mirëpres marrëveshjen e arritur mes Beogradit dhe Prishtinës”.Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara kanë shprehur gatishmërinë për të pritur edhe tubimin ndërkombëtar që do të ishte një garanci për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
Ещё видео!