Gjermania do të punojë për anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në Këshillin e Evropës, por edhe në NATO. Kjo ka qënë deklarata e të dërguarit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili shprehet për mediat në Prishtinë se qëllimi final i Gjermanisë është që Kosova të jetë si vend i pavarur. me të drejta të plota në NATO.
Diplomati gjerman ndalet gjatë edhe tek bllokimi i liberalizimit të vizave në Kosovë, duke thënë se është një nga dy gabimet më të mëdha të BE-së.
Ky bllokim sipas tij, vjen jo vetëm se 5 vende të unionit ende nuk e njohin Kosovën, por edhe sepse disa nga vendet që e njohin, nuk kanë një pozicion të qartë për hapjen e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit, si Gjermania.
I pyetur a do ta ndihmojë Gjermania Kosovën për t’u bërë pjesë e NATO-së, ai ka thënë se për momentin Berlini është duke punuar për përparësi të tjerë, si hyrja në Këshillin e Evropës.
Por pasi të arrihet ky qëllim, Sarrazin thotë se do të flasë me vendet anëtare të NATO për ta mbështetur Kosovën për anëtarësimin në aleancë. Diplomati gjerman bën po ashtu thirrje
për hapjen e negociatat e me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duke thënë se BE duhet t’i korrigjojë gabimet ndaj vendeve të Ballkanit.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Gjermani#Kosove#TopChannel
Ещё видео!