Reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë verilindjen e vendit kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.
Në qarkun e Dibrës, disa rrugë janë bërë të pakalueshme. Konkretisht probleme ka pasur në aksin Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë, Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë dhe Peshkopi-Kuben-Kukës.
Trashësia e madhe e borës e ka bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve, një pjesë e madhe e të cilave kanë qenë pa zinxhirë. (foto) Po ashtu në Maqellarë ka pasur edhe rrëzim të pemëve në rrugë.
I pakalueshëm për mjetet ka qenë dhe aksi rrugor Byppas-Qafë Murrizë. Policia rrugore apelon drejtuesit që të qarkullojnë në aksin e vjetër rrugor Klos-Burrel-Ulëz deri në pastrimin e plotë të borës nga rruga.
Mospërdorimi I zinxhirëve nga ana e shoferëve ka shkaktuar edhe aksidente. Në Bulqizë një automjet doli nga rruga pranë vendit të quajtur Pishat. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Ndërkohë shumë automjete të tjera nuk kanë mundur të lëvizin për shkak të borës.
Probleme ka pasur dhe në zonat malore të qarkut Kukës.
Ndërkohë në qarkun shkodër, janë përfshirë prej orëve të para të mëngjesit nga reshjet e dendura të dëborës Thethi, Boga, Kelmendi, Dukagjini, Puka dhe Fushë Arrezi. Deri më tani nuk raportohen probleme ndersa po punohet per mbajtjen hapur te aksit Boge - Theth, per t’i shërbyer turistëve.
Reshje ka pasur edhe në zonat malore të qarkut të Elbasanit, ku trashësia ka shkuar deri në 20 centimetra. Gjatë orëve të mbrëmjes kanë nisur reshjet e dëborës edhe në zonën e qafë-thanës. Qarkullimi I mjeteve në këtë pjesë rruge bëhet pa probleme ndërsa firmat kontraktore ndodhen në terren. Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, sasia më lartë e reshjeve u regjistrua në qarkun e Kukësit, me 17 mm shi dhe 7 centimetra borë. Ndërsa në Tiranë dhe Elbasan sasia e shiut ka qenë 16 milimetra. Reshjet e shiut sipas shërbimit ushtarak, në zonat e ulëta do të jenë të herëpashershme më intensitet të ulët dhe mesatar ndërsa në relievet malore në verilindje dhe juglindje do të vijojnë reshjet e borës.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Moti#TopChannelNews
Ещё видео!