Forcat e armatosura të Ukrainës do të jenë të gatshme të nisin kundërofensivë në pranverë kundër forcave ruse, që janë duke tentuar të pushtojnë vendin, ka thënë zëvendësshefi ukrainas i inteligjencës ushtarake, Vadym Skibitsky.
Ai tha se koha e saktë varet nga disa faktorë, përfshirë këtu dërgimin e armëve perëndimore në Ukrainë, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në zbrapsjen e agresorëve rusë. Një vit pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, Skibitsky tha se synimi i Kievit është që të çlirojë gjithë territorin ukrainas, përfshirë Gadishullin ukrainas të Krimesë, të cilin e ka aneksuar Moska më 2014.
“Ne do të ndalemi kur ta kemi kthyer sërish vendin tonë në kufijtë e vitit 1991”, tha ai. “Ky është mesazhi ynë për Rusinë dhe komunitetin ndërkombëtar”.
Që nga dërgimi i trupave ruse në Ukrainë, ëhstë mbushur tashmë një vit. Putin vazhdon ta quajë pushtimin “një operacion special ushtarak” me qëllim cmilitarizimin e Ukrainës. Por, forcat ruse, aktualisht zotërojnë 20 për qind të territorit ukrainas. Ndërkohë që janë zbrapsur me turp që në fillimet e luftës nga Kievi e në vijim janë detyruar të tërhiqen edhe nga pozicione të tjera.
Pamje:afp
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Ukraina#Kundërofensiva
Ещё видео!