#rtvora
Dymbëdhjetë persona, mes tyre dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane në kuadër të operacionit të koduar “Nuevo Sol”, për shkatërrimin e dy grupeve të trafikut të lëndëve narkotike nga Peruja e Kolumbia drejt Italisë.
Lënda narkotike, marijuanë, kokainë e hashash transportohej nga Peruja dhe Kolumbia në Spanjë dhe më pas drejt Italisë.
Në operacionin ku morën pjesë më shumë se 100 punonjës policie, u arrestuan shqiptarët me inicialet S.E e M.C, ndërsa mes të ndaluarve është dhe një kapo, ultras i tifozerisë së skuadrës së Bolonjës. 6 prej të arrestuarve janë lënë në arrest me burg, 3 të tjerë në arrest shtëpie e 3 të tjerë në detyrim paraqitje.
Dy grupet e drogës vepronin kryesisht njëri në qytetin e Bolonjës dhe tjetri kryesisht në provincën e Bolonjës, teksa përdornin shumë rrallë dhe me kujdes telefonin, dhe kishin një gjuhë të kriptuar për e thirreshin me nofka me njëri-tjetrin për të mos u identifikuar në rast përgjimesh.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Follow Ora News on Google+ HERE [ Ссылка ]
Ещё видео!