Kushtuar Anita Bitrit
SHkëputur nga libri ”Momenti i Lotit”
Kjo vdekja e zezë, Muret i çanë,
Lotët rrjedhin vale, Për gjeneratat që vanë.
Ç’dhimbje na solle sot, Me meloditë e këngës,
Ëngjëll Sibora, Le përgjysmë ëndrrën e nënës.
Tmerruar nga lajmi rrugën mora,
Kalova me drita të kuqe, vetëtimë,
Në cep të rrugës frymën ndalova,
Më rrodhën lotët kur pashë shtëpinë.
Zemra s’më pushonte aspak,
Me vehte klithja e mjera, e mjera!
Ndenja gjatë, por porta s’u hap,
Ndeza qiririn dhe e vura tek dera.
Vitet do të ikin dhe shpejt do të kalojnë,
Loti i mërgimtarit do të ngelet në derë,
Orkestra “Alba” shpesh do të ekzekutoj,
Këngët e tua në tastierë.
More helmin në zemër, ike larg, Anita!
Ndoshta të gjeje qetësinë,
Le në zemrat e njerëzve këngën,
Dhe me zërin tënd pavdekësinë
Keze Kozeta Zylo. Tetor, 23, 2004
*******************************
Shkeputur nga faqja www.anitabitri.com
Ещё видео!