Forca Ajrore ukrainase tha se i ka rrëzuar 22 nga 27 dronët e tipit Shahed me të cilët Rusia i sulmoi pesë rajone të Ukrainës gjatë natës. Sulmi dëmtoi një objekt industrial dhe plagosi një person në rajonin e Poltava, tha guvernatori Filip Pronin, në Telegram. Ushtria ukrainase shkatërroi gjashtë dronë mbi rajonin jugor të Mykolaiv, tha guvernatori. Ai shtoi se nuk u raportua për viktima, veçse u shkatërrua një shtëpi private dhe u dëmtuan rreth dhjetë të tjera. Katër dronë u rrëzuan mbi rajonin jugor të Hersonit dhe katër të tjerë mbi rajonin qendror të Dnipropetrovsk, thanë guvernatorët e rajoneve. Sulmi shënjestroi gjithashtu rajonin verior të Sumit, pa detaje të dëmeve të raportuara nga autoritetet rajonale. Rusia i ka rritur bombardimet kundër infrastrukturës energjetike civile në Ukrainë prej muajit mars, duke ia shkatërruar shumicën e kapaciteteve të termocentraleve dhe hidrocentraleve. Si pasojë, ka pasur reduktime të rrymës dhe import të energjisë elektrike në sasi rekorde.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Lufta#Dronet
Ещё видео!